Një efektiv i Policisë së Kosovës ka mbetur i vdekur në Veri dhe një tjetër është plagosur.
Sipas mediave në Kosovë, burimet strukturave të sigurisë thonë se sulmi është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë.
Ky grup i armatosur i njësive të specializuara të Serbisë ka ndërhyrë drejtpërdrejt në veri dhe ka organizuar pritën e armatosur duke vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër.
Ndërkohë është duke u mbajtur edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka nisur në orën 10:00.