Misioni i KFOR-it në Kosovë ka reaguar pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë në Veri.
Në reagim thuhet se ata po montirojnë nga afër situatën në Banjska dhe se trupat e KFOR-it janë prezente dhe të gatshme të përgjigjen nëse shfaqet nevoja.
KFOR thotë se Policia e Kosovës, si përgjegjës i parë ka përgjegjësinë primare për menaxhimin e incidentit në terren.
Sipas njoftimit, Komandanti i KFOR është në kontakt konstant me të gjithë palët, përfshirë BE-në, komandantin e Forcave serbe, institucionet e Kosovës dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje.
“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje.Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit,” thuhet në reagimin e KFOR.
KFOR continues to closely monitor the situation in Banjska, and KFOR troops are present in the area, standing ready to respond if required. pic.twitter.com/aIiDVOAckU
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) September 24, 2023