Ka ardhur edhe reagimi i parë nga një anëtarë i qeverisë shqiptare në lidhje me sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe vrasjen e një efektivi në veri.
Ka qenë Ministri i Punëve të Jashme, Igli Hasani ai i cili me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për humbjen e efektivit.
Hasani thotë se Shqipëria qëndron krah Kosovës në këtë moment të vështirë dhe se kërkon gjakftohtësi dhe bashkëpunim me aleatët.
1/2 Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës.
Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur.— Igli Hasani (@IgliHasani) September 24, 2023
2/2 Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë.
Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët.— Igli Hasani (@IgliHasani) September 24, 2023