Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e saj për vrasjen e policit në veri dhe ka dënonuar këtë incident tragjik në termat më të ashpër.
Ajo bën thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi, teksa policëve të plagosur u uron shërim të shpejtë.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe dënon pa mëdyshje këtë incident tragjik në termat më të ashpër.
Ajo bën thirrje që përgatitësit të mbajnë përgjegjësi dhe u uron oficerëve të lënduar shërim të shpejtë.
UNMIK-u po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje,” thuhet në deklaratën e UNMIK.