-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e policit në veri, flet familjari: Ka shërbyer në kufi që nga nisja e tensioneve

Kryesoret

Djali i xhaxhait të policit të ndjerë, Afrim Bunjaku i cili u vra sotme nga sulmet e zhvilluara në veri të Mitrovicës ka dalë në një deklaratë para mediave.

Artan Bunjaku u shpreh se polici i ndjerë ka shërbyer në veri që prej nisjes së tensioneve në pranverë.

Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrin Albin Kurti që të merret me bisedimet dhe të mos përdorë uniformat blu.

“Unë e kam një thirrje drejt kryeministrit, le të merret me bisedime e të mos i përdorë uniformat tona në veri dhe mos të humbim jetë të tjera.

E Falënderoj Policinë e Kosovës të cilët kanë qenë korrekt gjatë informacionit,” u shpreh familjari i policit.

Artan Bunjaku u shpreh se xhaxhai i tij ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem.

“E kemi pasur të vështirë t’i njoftojmë, por me ndihmën e Policisë dhe emergjencës, kemi arritur që ngadalë t’i njoftojmë dhe t’i qetësojmë.

Prej që kanë filluar trazirat, vazhdimisht ka qenë në pjesën veriore, me net të tëra ka ndenjur në male.

Është nder dhe krenari t’i shërbejmë vendit, por jo në këtë mënyrë ku nuk kemi mbrojtje prej askujt dhe as përkrahje nga ndërkombëtarët”, u deklarua ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit