-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e policit, Von Cramon: Nevojitet vendosje dhe përforcim i fuqishëm i KFOR-it

Kryesoret

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka reaguar në lidhje me sulmet dhe vrasjen e policit, Afrim Bunjaku.

Cramon është shprehur se sulmi ndaj policisë është i papranueshëm dhe se autorët duhet të sillen para drejtësisë.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh solidaritetin tim të plotë me popullin e Kosovës. Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë”, u shpreh ai.

Ajo gjithashtu shtoi se nevojitet përforcim i fuqishëm i KFOR-it.

“Nevojitet de-përshkallëzimi i menjëhershëm duke përfshirë vendosjen dhe përforcimin e fuqishëm të KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës.

Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin.

Prandaj, u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në Manastirin e Banjskës që të dorëzojnë armët dhe të dorëzohen pa vonesa të mëtejshme.

“Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe deskaluese të qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës.

I shpreh ngushëllimet e mia në emër të Parlamentit Evropian familjes së policit të Kosovës të vrarë sot në detyrë dhe sinqerisht shpresoj në shërimin e shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Von Cramon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit