Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti gjatë konferencës për shtyp krahë kryeministrit Albin Kurti, ka folur për mundësinë e prezencës së individëve të grupit Wagner rreth kufirit të Kosovës apo edhe brenda.
Hoti tha se deri më tani nuk kanë asgjë të faktuar, por se informacionet për këtë janë duke u shqyrtuar.
“Kemi patur edhe më herët informacione që individë të grupit Wagner po lëvizin apo edhe mund të lëvizin, apo edhe mund të sulmojmë.
Të gjitha janë trajtuar. Mirëpo, deri më tani nuk kemi diçka të argumentuar, të faktuar që kanë qenë pjesëtarët.
Sepse e dini që gjykata i kërkojnë gjithçka të dokumentuar. Andaj, si informacione i kemi trajtuar dhe jemi duke i trajtuar,” tha ai.