Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano është shprehur se në lidhje me sulmet në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur, Afrim Bunjaku vijojnë hetimet.
Në një deklaratë të tij, ai lë të kuptohet se pavarësisht fakteve që Policia e Kosovës u sulmua nga agresorë serbë ata kanë ende paqartësi.
”Për ngjarjet e djeshme hetimet janë ende në vazhdim. Ende është në vazhdim e sipër sqarimi i të gjitha fakteve dhe detajeve pas këtyre sulmeve terroriste dhe derisa të identifikohen qartë faktet dhe fajtorët, ne do të përmbahemi nga komentimi i zhvillimit të caktuar dje,” u shpreh Stano.