Kreu i Partisë Demokratike të vulës në Kukës Arif Rexhmati ka reaguar në lidhje me fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste, Albert Halilaj në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës.
Në reagimin e tij Rexhmati, sulmon koalicionin e “Bashkë Fitojmë” dhe thotë se në Kukës nuk fituan socialistët por humbi Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Sipas tij Kukësi, një bastion i së djathtës, u la në dorën e të majtëve nga “pazarxhinjtë e Tiranës”, të cilët katapultuan një kandidat nga Tirana.
“Në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë, alibirat për “armiq” imagjinarë, për fajtorë të paqenë dhe “hileqarë” që nuk ekzistojnë morën në qafë demokratët, njerezit e thjeshtë , minuan përfundimisht demokracinë dhe forcuan regjimin e Ramës” shkruan ai ndër të tjera.
Socialistët festojnë fitoren e Kukësit me flamurin e Shqipërisë së madhe