Nënkryetar i PD-së, Kreshnik Çollaku i ftuar mbrëmjen e sotme tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me ngjarje të rëndë të regjistruar në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.
Çollaku reagoi në lidhje me deklaratën e kryeministrit, Edi Rama për të zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme për paqe.
Sipas nënkryetarit kjo deklaratë e Ramës ishte e pavend dhe e kotë.
“Deklaratë e paved, e kotë. Une kam kritikuar ashpër qëndrimin e Ramës në këtë dekadë. Reagimi i Ministrit të jashtëm ishte koret, nuk nguronte te thoshte ate qe është vërtete se Shqipëria është në krah të Kosovës.
Ajo e Ramës ishte e kotë u tret si kripa në ujë,” u shpreh Çollaku.
Më tej ai u shpreh se gjithë dekada për dialog ra poshtë pas këtij sulmi
“Ka dy rrugë ose dialog ose luftë. Duhet te themi qe ne 10 vite për dialog nuk ka produkt. Vuçiç i firmos dhe nuk in zbaton. I humbet sensin.
Ngjarja e djeshme i ka humbur sensin dialogut të 10 viteve.
Akti terrorit ishte një emër i thjeshtë për ti vene. Ka qene nje agresion i pastër ushtarak,” shtoi ai.