Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dënohet me 10 vite burg për dosjen e inceneratorit të Fierit për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar do të bëjë 6.8 vite burg për shkak se ulet 1/3.
Gjithashtu gjykata e posaçme vendosi që t’i bllokohet vetëm një pasuri në vlerën e korrupsionit që akuzohet se ka përfituar dhe të tjerat i lirohen nga masa e sekuestros pas vendimit për inceneratorin e Elbasanit.
Ish-deputeti Alqi Bllako u dënua me 4 vite dhe për shkak të uljes me 1/3 do të bëjë 2.6 vite. Klodian Zoto është dënuar me 8 vite burg për pastrim parash.
Biznesmeni Arben Dervishaj, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj janë shpallur të pafajshëm. Pjesa tjetër e të akuzuarve, disave u është pezulluar dënimi për shkak se e kanë kryer në paraburgim.
Pas pak ditësh do të jepet vendimi për inceneratorin e Elbasanit.
Dënimet që dha gjykata e Posaçme për inceneratorin e Fierit
Lefter Koka- 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite
Alqi Bllako – 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2.6 vite
Klodian Zoto- Administrator i kompanisë– 8 vite burg
Pellumb Abeshi- 2 vite e 4 muaj burg
Florian Muçaj-2 vite burg
Azem Shatër-2 vite burg
Erjon Murataj-2 vite burg
Sabina Cenameri-3 vite burg (pezullim dënimi, për shkak se ka një fëmijë të mitur)
Loran Dusha-4 vite e 8 muaj burg
Arbër Denizi-4 vite e 8 muaj burg
Regan Merdani- 3 vite burg (pezullim dënimi)
Gentian Zifla- 3 vite burg (pezullim dënimi)
Arben Dervishaj – Pafajësi
Juri Imeraj – Pafajësi
Arjola Kodra – Pafajësi