-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta e Banjskës”, Kulla te”5pyetjet”: Serbët nuk e prisnin të rrethoheshin, u arratisen nga tunelet

Kryesoret

Eksperti i çështjeve të siguresë, Ilir Kulla i ftuar mbrëmjen e sotme tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.

Kulla u shpreh se personat e përfshirë në sulm janë arratisur nga tunelet që kanë Manastiret.

Ai më tej reagoi edhe në lidhje me plagosjen e Milan Radiçiç ku u shpreh se nuk do të habitej nëse më vonë do të dalin lajme duke thënë se ata u munduan t’a shpëtonin por ai vdiq.

“Di qe ka ikur dhe si ka ikur. Ata thanë që janë Wagner po ata ishin forca të armatosura te Serbisë. Janë ata qe morën dhe lidhën policët.

Prandaj e kanë bere manastiri pasi kanë 3 tunele të hamameve. Ata janë arratisur nga ky kanal.

Policia ka bere maksimumin në perimetrin e  sigurisë. Ata nuk e kane pritur qe te shkojnë forcat e policisë dhe ti rrethojnë. Ata kane ecur me idenë se nuk do ti godasin,” u shpreh Kulla.

Në transmetim live Kulla u njoftua edhe në lidhje me plagosjen e Milan Radiçiç.

“Nuk habitem nëse do thonë se u munduam ta shpëtonin Radiç por vdiq,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit