Kosova sot është në ditë zie, pas vrasjes së efektivit të policisë Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në veri të vendit.
Mbrëmë fshati Samadrexhë i Vushtrrisë ka njoftuar se polici i vrarë do të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë.
“I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.
Sot Kosova në ditë zie për heroin kombëtar Afrim Bunjaku, i cili u vra nga sulmet në Veri
Përveç Bunjakut, dje në Veri është plagosur edhe një polic ndërsa dy janë lënduar. Ky sulm është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot sërish për vrasjen e policit në Kosovë, teksa vendi e ka shpallur ditën e sotme ditë zie kombëtare.
Sot ditë zie, Rama: Përulje për efektivin që dha jetën në krye të detyrës!
Rama shkruan se përulet me nderim për efektivin Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.
“Mirëmëngjes! Me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, shkruan Rama.