-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një fshat e një komb i tërë në zi, ja kur do të përcillet për në banesën e fundit Afrim Bunjaku

Kryesoret

Kosova sot është në ditë zie, pas vrasjes së efektivit të policisë Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në veri të vendit.

Mbrëmë fshati Samadrexhë i Vushtrrisë ka njoftuar se polici i vrarë do të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë.

“I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Sot Kosova në ditë zie për heroin kombëtar Afrim Bunjaku, i cili u vra nga sulmet në Veri

Përveç Bunjakut, dje në Veri është plagosur edhe një polic ndërsa dy janë lënduar. Ky sulm është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot sërish për vrasjen e policit në Kosovë, teksa vendi e ka shpallur ditën e sotme ditë zie kombëtare.

Sot ditë zie, Rama: Përulje për efektivin që dha jetën në krye të detyrës!

Rama shkruan se përulet me nderim për efektivin Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.

“Mirëmëngjes! Me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit