-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shifrat/ Si shpjegohet që skandali i Gjicit dërrmoi më shumë opozitën?

Kryesoret

Në çdo vend normal nuk ka dyshime që një skandal që do të rrëzonte një zyrtar nga pushteti nuk do të sillte në të njëjtën karrige vetëm dy muaj më pas një individ të së njëjtës parti. Por çudia ndodh në Shqipëri. Kukës.

Safet Gjici dha dorëheqjen dhe u arrestua në korrik të këtij viti pas skandalit seksual që u filmua duke kryer marrëdhënie me Alma K. në zyrë dhe që vetëm disa minuta më pas i premtoi se në këmbim do i jepte një tender për qentë e rrugës. Afera ishte e pastër dhe për këtë arsye është pas hekurave.

Opozita “fërkoi duart” për fitore. Tre ishin arsyet që i bënin demokratët pak më shumë besimplotë krahasuar me 14 Majin se do të fitonin në 24 shtator. Së pari skandali që rrëzoi Gjicin që tregonte më qartë se kurrë si menaxhohen lekët e taksapaguesve dhe si drejtohej bashkia.

Këtu opozita priste ndërgjegjësimin e qytetarëve për ta ndëshkuar me votë Partinë Socialiste që as fushatë të mirëfilltë nuk bëri. Nuk po flasim për fushatë. Së dyti në zgjedhjet e pjesshme nuk mori pjesë PD-ja e vulës që drejtohet nga Lulzim Basha. Kryetari i degës së Partisë Demokratike, Arif Rexhmati që ishte në dilemë deri në minutën e fundit u tërhoq.

Kjo do të thoshte se përçarje brenda kampit opozitar nuk do të kishte, por ende jo bashkim të mirëfilltë. Në fund kishte edhe një tjetër arsye që opozita e trumbetoi në ditët e fundit të fushatës. Sali Berisha dhe Gazment Bardhi morën deputetët që kanë krah tyre dhe katër ditë përpara zgjedhjeve i çuan në Kukës për të treguar përpara demokratëve dhe opozitarëve se janë bashkë.

Por kjo nuk mjaftoi. Jo vetëm kaq, por tregoi se opozita gaboi sepse nga 2040 vota që ishte diferenca në 14 Maj mes fitores së Safet Gjicit dhe humbjes së Admir Sinematit, sot disfata e opozitës ishte më e thellë me 5592 vota. Mbi 3500 vota më keq se në 14 Maj. Në garën brenda socialistëve, krahasuar me Gjicin, Halilaj arriti të marrë 1400 vota më shumë.

Pyetja që lind natyrshëm është, çfarë shkoi keq? A ishte zgjedhje e gabuar kandidati Emri Vata? Vështirë të shpjegohet se si ka mundësi që një skandal e forcon akoma më shumë një forcë politike? Kjo ishte edhe prova e parë e bashkimit Berisha-Bardhi por që nuk ngjiti.

Deri tani heshtje nga opozita. As Sali Berisha nuk e komentoi humbjen. Duke lënë për një moment akuzat për blerje votash dhe presion nga qeveria, a mos vallë ka ardhur koha që opozita të shikojë seriozisht nga vetja që nuk është më alternativë e besueshme dhe të mos e kërkojë përgjigjen për humbjen tek qytetarët?

Socialistët festojnë fitoren e Kukësit me flamurin e Shqipërisë së madhe

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit