Avokati 38-vjeçar Arjan Cengu është vënë në pranga pasi në vitin 2021 kur ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit ndikoi në mënyrë të paligjshme me qëllim që të lehtësohej një masë sigurie.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.