Mesditën e sotme është regjistruar një aksident në fshatin Shkallë të bashkisë Konispol.
Mësohet se një makinë tip “Benz” është përplasur me një furgon të Delvinës.
Për shkak të përplasjes janë plagosur dy persona të cilët ndodheshin në mjetin tip “Benz”, shoferi Brahim Kamberi dhe gruaja e tij.
Ata janë dërguar në spital dhe kanë marrë ndihmën mjekësore.