-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ç’po ndodh? Polonia “blindon” kufirin me Sllovakinë!

Kryesoret

Polonia do të vendosë masa kontrolli për automjetet që kalojnë kufirin nga Sllovakia, tha kryeministri i vendit të hënën, në përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve.

Partia nacionaliste në pushtet, Ligj dhe Drejtësi (PiS) e ka kthyer emigracionin në një çështje qendrore në fushatën për të fituar një mandat të tretë në zgjedhjet e 15 tetorit dhe ka përfshirë pyetje mbi këtë temë në një referendum që do të zhvillohet njëkohësisht me zgjedhjet.

Ndërkohë, Sllovakia po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm. Numri i emigrantëve të paligjshëm të ndaluar në Sllovaki është rritur nëntë-fish nga një vit më parë në më shumë se 27,000 deri tani këtë vit, sipas ministrisë së brendshme të vendit.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme sllovake nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Zoti Morawiecki foli menjëherë pasi zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller tha se Varshava po shqyrtonte mundësinë e forcimit të kontrolleve në kufi, por se nuk ishte marrë ndonjë vendim pasi donte fillimisht të konsultohej me partnerët.

Morawiecki reagoi gjithashtu ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili të shtunën i bëri thirrje qeverisë polake të japë sqarime për akuzat lidhur me një skemë për pagesa për dhënie vizash për emigrantët, që ka tronditur politikën polake. Muller ishte shprehur se qeveria nuk përjashtonte as forcimin e kontrolleve në kufirin me Gjermaninë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit