Juventusi ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Lecces në stadiumin “Alliaz”. Ndeshja nisi më një ritëm të qetë, me dy skuadrat që luanin një lojë të sigurt.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me disa raste ndër të cilat rasti i Federico Chiesas por u ndal nga shtylla e djathtë në minutën e 27.
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit pasi kaluan në epërsi por duke mos e gjetur më portën gjatë gjithë ndeshjes.
Ishte Adrian Rabiot, ai që asistoi te Arakdiusz Milik në minutën e 57-të i cili gjeti portën.
Pas javës së gjashtë, Juventusi gjendet në vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se lideri Interi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.