-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB gjen prova në rritje për krime lufte të forcave ruse në Ukrainë

Kryesoret

Një raport i ri i Komisionit të OKB-së për Hetime në Ukrainë paraqet një mori provash gjithnjë e në rritje për krime lufte dhe krime të mundshme ndaj njerëzimit të kryera nga Rusia në luftën e saj të agresionit ndaj Ukrainës.

Raporti, që u paraqit të hënën përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, paraqet një panoramë shkeljesh të gjera dhe abuzimesh me popullsinë civile, si dhe të shkatërrimit të qëllimshëm në masë të gjerë të infrastrukturës thelbësore.

“Komisioni është i shqetësuar nga provat e vazhdueshme për krime lufte të kryera nga forcat e armatosura të Rusisë në Ukrainë,” tha Erik Mose, kryetar i komisionit.

“Ndërsa gjendemi në vitin e dytë të konfliktit të armatosur, populli në Ukrainë vazhdon të përballet me humbjen dhe me plagët e të dashurve të tyre, me shkatërrimin në masë të gjerë, me vuajtjen dhe traumën, si dhe me vështirësitë ekonomike që kanë rezultuar prej kësaj,” tha ai. “Mijëra janë vrarë dhe janë plagosur, dhe miliona vazhdojnë të jenë të zhvendosur brenda vendit apo jashtë tij”.

Rusia i bojkotoi punimet dhe nuk ishte e pranishme në sallë për t’iu përgjigjur këtyre akuzave. Në të kaluarën ajo ka mohuar të ketë vendosur në objektiv civilët.

Shifrat më të fundit nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, flasin për 9,614 civilë të vrarë dhe 17,535 të plagosur, që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022. Agjencia vë në dukje megjithatë se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

Statistikat e agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR) tregojnë se 5.1 milionë persona janë të zhvendosur brenda Ukrainës, dhe 6,197,200 të tjerë janë larguar drejt vendeve të tjera si refugjatë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit