-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba, britma, lot dhe sirena! Terror dhe viktima në mes të ditës në Rrëshen

Kryesoret

Martin Bardhi 63-vjeç humbi jetën ditën e sotme si pasojë e të shtënave me armë. Ai u qëllua pranë një lokali në qendër të Rrëshenit. Viktima kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

Martin Bardhi u arrestua në muajin Mars të këtij viti si një nga autorët e të shtënave me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit në Rrëshen.

Kjo ngjarje ndodhi më 26 Mars dhe të përfshirë ishin edhe djali i Martin Bardhit, Erind Bardhi dhe një 28-vjeçar tjetër me lidhje gjaku me familjen Bardhi.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë u bë një sherr për vendin e parkimit mes Erind Bardhit dhe Saimir Reçit.

Ende nuk dihet nëse ngjarja e sotme është hakmarrje për atë që ndodhi në mars. Ngjarja ka tronditur qytetin. Plumbat kapën edhe tre njerëz të pafajshëm.

Të plagosurit janë Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Olti Gjini pronar i lokal picerisë aty pranë si dhe Indrit Bardhi.

Breshëri plumbash në rrugë! Pas vrasjes, plagoset ish-drejtori me pronarin e lokalit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit