Serbët lokalë në Zveçanit kanë bërë homazhe për agresorët serbë të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit pas sulmeve të regjistruara në veri të Kosovës dy ditë më parë.
Ata janë mbledhur për të ndezur qirinj ku mes tyre janë parë Ivan Teodosijeviç dhe ish-deputetja në Kuvendin e Kosovës Miljana Nikoliç.
Lista Serbe sot ka shpallur 26, 27 dhe 28 shtatorin si Ditë zie për terroristët që vranë pjesëtarin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun.
Ndërsa Serbia ka shpallur 27 shtatorin si Ditë zie në nder të terroristëve të vrarë.