Dy ditë pas sulmit terrorist ndaj policisë i cili u regjistrua në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vdekur, Afrim Bunjaku dy pikat kufitare në veri të vendit, ajo në Bërnjak dhe në Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Të dy pikat u mbyllën ditën e diele kur nisi sulmi terrorist. Që pas sulmit është rritur numri i efektivë ne veri dhe nuk lejohet kalimi në këto zona pasi policia vijon punën për gjetjen e personave të përfshirë në aktin e rëndë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një konferencë që u mbajt ditën e djeshme u shpreh se agresorët udhëhiqeshin nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç.