Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që tronditi Rrëshenin paraditen e sotme. Viktimë e atentatit është Martin Bardhi 63 vjeç.
Ai kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi tentoi të vriste me armë Saimir Reçin, që është nipi i Kastriot Reçit, i vrarë.
Gjykata kishte zbutur masën ndaj tij në ‘detyrim paraqitje’ duke e liruar ndërsa i biri është ende në kërkim.
Në pamjet e para nga vendi i ngjarjes duket momenti kur trupi i viktimës futet në ambulancë për t’u dërguar në morg.