Ditën e sotme, AMP njoftoi se ka ndaluar një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë në Komisariatin e Policisë Rinas, Sulltane Kuka.
Efektivja 29-vjeçare akuzohet për për “Shpërdorim Detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Ajo tashmë është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.
Ajo u ndalua pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi “Alert” të mjetit në pronësi të shtetasit me inicialet L. K.
Ndërhyri në të dhënat kompjuterike, arrestohet oficerja në Rinas (emri)