Inxhinieri Azmer Duleviç denoncoi nga selia e PD-së abuzimet që po bëhen me tenderat e energjisë elektrike duke anashkaluar me qëllim bursën për të vjedhur. Akuza kishte edhe për Tecet lundruese në Vlorë, që vazhdojnë që të marrin para nga buxheti pa prodhuar energji.
“Në datën 1 tetor 2022 KESH ka marrë dy anije, Tece lundruese, me qera për dy vite për prodhim energjie. Sot, gati një vit pasi anijet janë ankoruar në Vlorë, prej tyre nuk është prodhuar as edhe një MËH energji elektrike.
Sipas kontratës që mbahet e fshehtë nga ana e KESH por që është bërë publike dhe është e njohur, vetëm për qiranë ditore nga taksat e qytetarëve shqiptarë do te paguhen 63 mije euro në ditë, pa përfshirë mirëmbajtjen dhe karburantin.Në total për dy vite nga taksat e qytetarëve do të merren mbi 72 milion euro” tha ai.
KESH me firmën e drejtorit të saj sapo ka shpallur fituesin e tenderit me vlerë 7.2 mln euro që do jetë vetëm për depozitimin e karburantit. Vlera e karburanit që është parashikuar të blihet nga KESH në muajin dhjetor i kalon 100 milionë euro.
Nga të dhënat që kemi nga bursa hungareze, çmimi i energjisë sot është rreth 120 euro/Mëh, ndërkohë po të vihen në punë dy tecet çmimi i MËH i kalon 200 euro pa llogaritur ndotjen.
Kështu që, më lirë bie ta blejmë energjinë në bursë sesa ti ndezim këto 2 Tece lundruese.
Ajo që duhet të dinë qytetarët nuk është gjë tjetër veçse një aferë e radhes që po bëhet me energjinë dhe sesi po shpërdorohen taksat e tyre.
A kanë filluar pagesat për 2 tecet që nuk punojnë?
A funksionon bursa Alpex?
Kur do të kryhen transaksionet e energjisë me Kosovën?
Ndërkohë KESH vazhdon shet dhe blen energji jashtë bursës Shqiptare ALPEX, gjë që i ka kushtuar xhepave të qytetarëve mbi 4.4 mln euro për ngritjen e platformës dhe trajnimin e stafit” deklaroi ai.