-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë/ Foshnja 9-ditëshe vdes në spital, prindërit kallëzojnë dy drejtoreshat

Kryesoret

Dy prindër kanë kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, drejtoreshën e QSUT-së Albana Fico dhe drejtoreshën e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj. Ky kallëzim ka ardhur pasi prindërve u ka ndërruar jetë foshnja vetëm nëntë ditëshe.

Babai, shtetasi A.D thotë se pas disa orësh u konstatua se fëmija kishte probleme me oksigjenimin dhe pas ekzaminimeve duhej që t’i bëhej domosdoshmërisht kontroll i zemrës. Ai shton se foshnja rezultoi me Transpozicion të enëve të mëdha të aortës së zemrës.

“Mjeku më tha që duhej bërë ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale koronare për zgjerimin e venave me qëllim lehtësimin e qarkullimit të oksigjenit në trupin e fëmijës.

Çdo minutë që kalonte, rrezikonte jetën e fëmijës dhe ndërhyrja ishte urgjente. Mu sugjerua se ilaçi për trajtim nuk gjendej në sektorin publik, dhe se duhej të kërkoja privatisht” thotë në kallëzim babai i foshnjës.

Prindërit kanë kallëzuar zyrtarët e institucioneve për shpërdorim detyre dhe thonë se e ndërmorën këtë iniciative në mënyrë që prindër të tjerë të mos e pësojnë kështu./ JOQ

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit