-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është Toni i Sukthit që u vra rrugës për në shtëpi

Kryesoret

Personi që shikoni në foto është Fatjon Dervishi 37-vjeç që u ekzekutua në mesnatë nga persona të paidentifikuar në Katund Sukth të Durrësit. Nuk ka ende asnjë të arrestuar për vrasjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte 37-vjeçari. 15 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë së Durrësit dhe 2 grupe të FNSH, Tiranë mbërritën në vendngjarje duke ngritur pika kontrolli në të gjitha akset që lidhen me zonën me qëllim kapjen e autorëve, por asgjë konkrete. Deri më tan në ambientet e policisë janë shoqëruar për t’u pyetur mbi rrethana të kësaj ngjarjeje 7 persona, mes tyre pasagjeri në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, në momentin e të shtënave.

Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor Maminas – Shijak – Sukth – Sallmone, aksi që kishte ndjekur Fatjon Dervishi. Janë ushtruar kontrolle banesash, janë këqyrur celularë, si dhe është bashkëpunuar me Interpolin për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo persona me të cilët mund të ketë pasur konflikte jashtë vendit.

Gjithashtu, janë sekuestruar automjeti që drejtonte viktima dhe 2 celularët e tij. Policia thotë se nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë ka rezultuar se Fatjon Dervishi ka qenë hetuar në këtë shtet për trafikim të lëndëve narkotike.

FNSH rrethoi Durrësin! Zbulohet e shkuara e errët e nipit të “Arapit” që u vra në pritë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit