Pak pas mesnate në Sukth të Durrësit një 38 vjeçar është vrarë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi tek shinat e trenit.
Viktima Fatjon Dervishi është zënë në pritë tek shinat e trenit në Sukth dhe është qëlluar me breshëri plumbash me automatik. Dy plumba e kanë përshkuar në trup duke i marrë jetën.
“Toni i Sukthit ishte çun me nam…”! Kushëriri: E dëgjova kur e vranë, la dy fëmijë jetimë
Një nga pistat që po heton policia është hakmarrja pasi vëllai i Dervishit, Fatbardhi në janar të vitit 2022 ka plagosur me pistoletë të dashurën në një hotel në Durrës.
Viktima është nipi i Kep Arapit të Sukthit, një emër i njohur për drejtësinë. Arapi është një personazh i njohur në zonën e Sukthit. Ai është person me precedent kriminal.
“Tonin e vranë…”! Kush e qëlloi në sytë e mikut nipin e “Arapit të Durrësit”?