-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tonin e vranë…”! Kush e qëlloi në sytë e mikut nipin e “Arapit të Durrësit”?

Kryesoret

Fatjon Dervishi u ekzekutua me armë zjarri pak pas mesnatës në Katund të Sukthit. Dervishi ka marrë 2 plumba në organet jetësore. Vdiq në vend.

Autorët kanë qëlluar mbi mjetin e tij të paktën 15 plumba. Në momentin e krimit, viktima ka qenë së bashku me një mikun e tij në makinë, i cili ka shpëtuar i pa lënduar.

Miku i viktimës është shprehur se ata kanë qenë në makinë, kur janë qëlluar me breshëri automatiku.

Hakmarrja, është pista kryesore që janë përqendruar hetimet për zbardhjen e vrasjes së 38-vjeçarit Fatjon Dervishi. Viktima është person pa precedent por, vëllai i tij, është i akuzuar për vrasjen e një personi tjetër dhe një plagosje.

Viktima është nipi i Kep Arapit të Sukthit, një emër i njohur për drejtësinë. Arapi është një personazh i njohur në zonën e Sukthit. Ai është person me precedent kriminal.

Vrasja me breshëri e nipit të “Arapit të Sukthit”, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit