-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kryetarja e akuzoi se po mbanin zi për terroristët, Arifi: Presheva nuk ka ditë zie!

Kryesoret

Kryetari aktual i Preshevës, Shqiprim Arifi ka mohuar se komuna që ai udhëheq po mban ditë zie për terroristët që sulmuan policinë në veri të Kosovës.

Kjo deklaratë vjen pas akuzës nga ana e ish-kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, e cila e akuzoi se urdhërin e Vuçiç për mbajtjen e zisë e zbatoi edhe komuna e Preshevës.

“Presheva nuk ka ditë zie! Shumë lehtë vërtetohet kjo! Ejani tek administrata komunale,” shkruan kreu i Komunës së Preshevës.

Në reagimin e Arifit nuk ka munguar as një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Sinanit, duke e quajtur atë si bashkëpunëtore të Vulinit.

“Ndërsa kur jemi te flamuri ja ku ishte flamuri i Serbisë së bashku me bashkëpunëtoren e Vulinit,” shton Arifi.

Ish-kryetarja e Preshevës drejtuar kryetarit aktual: Si mund të mbani zi për terroristët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit