Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet e fundit në veri të vendit pas sulmit terrorist nga agresorët serbë, ku mbeti i vrarë efektivi, Afrim Bunjaku.
“Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.