55-vjeçari Shpëtim Hyseni, i cili ishte person në kërkim, është vënë në pranga ditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Hyseni ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Mësohet se në vitin 2016, kur ai ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një personi një shumë parash me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.