Ndeshja mes Olympiacos dhe Aris Thessaloniki duket se ka marrë parametra të tjera për veç në kuadër të sportit dhe lojës.
Mbrëmjen e sotme tifozët vendosën ta kthenin stadiumin në arenë politike dhe nacionaliste kundër Kosovës.
Gjatë ndeshjes mori vëmendje të madhe një banderolë e madhe e tifozëve nga Pireu në mbështetje të serbëve të vrarë në Kosovë.
Nuk kanë munguar edhe koret nga tribunat: “Kosova është Serbi”. Edhe pas këtij gjesti provokues ndeshja vijoj normalisht dhe nuk u mor asnjë masë për heqjen e saj.
Kujtojmë se Greqia është një ndër 5 shtetet që nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Nuk është hera e parë që po hidhen thirrje kundër Kosovës në arenën e sportit.
Në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024” ultrasit hapën një parullë në të cilën shkruhej “Kosova është Serbi”.