Operacioni është nisur me urdhër të prokurorisë së Elbasanit ndërsa dosja më vonë pritet t’i kalojë SPAK-ut.

Të ndaluarit bëjnë pjesë në një grup vrasësish me pagesë dhe që drejtohej nga Laert Haxhiu, i cili njihet për një sërë krimesh të kryera në qytetin e Lushnjes dhe mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.

Dy prej vrasjeve të zbardhura mësohet se kanë ndodhur në shtetin fqinj të Greqisë, ndërsa një tjetër në Tepelenë dhe një në Korçë. Mes tyre janë zbardhur edhe pesë atentate me eksploziv.

Policia “në gjueti” të vrasësve me pagesë, i burgosuri nxjerr të palarat e grupit

Gjithçka u bë e mundur nga bashkëpunimi i një të arrestuari me drejtësinë, duke zbuluar të dhëna që kanë ndihmuar në ndalimin grupit kriminal.

I penduari i drejtësisë është Artan Tafani, i akuzuar për grabitje në kryeqytet. I riu ishte shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në zonën e Astirit në Tiranë.