-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dioqeza e Rashkës refuzon qeverinë e Kosovës për riparimet e dëmeve: Të na njohin si Kishë serbe

Kryesoret

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit i është përgjigjur ministrit të Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës, ku të dielën qëndruan grupi terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës.

Dioqeza ka deklaruar se janë të zhgënjyer me deklaratat e ministrit Çeku ku ata thonë se ka refuzuar ta njohë emrin e duhur të kishës dhe nuk arriti ta identifikojë atë si manastir i Kishës Ortodokse serbe.

“Jemi thellësisht të zhgënjyer nga deklaratat publike të ministrit Çeku, ku ai sërish refuzoi të njohë emrin e duhur të kishës sonë dhe nuk arriti ta identifikojë atë si manastir të Kishës Ortodokse Serbe, ku bëhen shërbesa të rregullta. Kjo qasje jo vetëm që përvetëson trashëgiminë kulturore të Kishës Ortodokse Serbe dhe mohon identitetin e saj, por gjithashtu tregon një preferencë për historinë e hershme të krishterë të manastirit ndaj statusit të tij aktual si një manastir i gjallë, duke zbuluar qëndrimin real të institucioneve të Kosovës ndaj trashëgimisë sonë kulturore,” thuhet në reagim,

“Manastiri i Banjskës nuk është vetëm një monument kulturor dhe historik për të cilin kujdeset Kisha dhe shteti ynë prej vitesh, por, mbi të gjitha, një vend i shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe, vendimtar për jetën shpirtërore të besimtarëve tanë, veçanërisht në veri të Kosovës,” vijon deklarata.

Dioqeza ka deklaruar se nuk pranojnë ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës dhe marrjen në mbrojtje të Manastirit të Banjskës.

“Në këtë situatë të papranueshme, Dioqeza jonë nuk është në gjendje të pranojë ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës në jetën e Kishës sonë dhe marrjen e mbrojtjes së Manastirit të Banjskës,” thuhet në deklaratë.

Ata kanë deklaruar se janë në gjendje të angazhojnë ekspertë të pavarur për të vlerësuar dëmet e shkaktuara me burimet e tyre dhe kontributet e bamirësve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit