-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I penduari i drejtësisë “zbërthen” vrasjet mafioze një nga një

Kryesoret

Tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, Artan Tafani ka rënë në prangat e policisë. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai ka zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. Dy prej vrasjeve të zbardhura mësohet se kanë ndodhur në Greqi. Ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

Pengmarrje, vrasje e mbytje në rezervuar/ ‘Zbërthehen’ krimet e grupit të armikut të përbetuar të Aldo Bares

Bëhet fjalë për vrasjet e Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt dhe Dikens Halilit.

Vrasja e Alban Semakut në Peqin, 17 Tetor 2021

Alban Semaku, i njohur edhe si “kinezi”, u gjet i vrarë me armë më 17 Tetor 2021 pranë Lumit Shkumbin në Peqin. Ai përdorte edhe emrin Elton Mermali. 38-vjeçari ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes të Aldo Bares dhe kishte një të shkuar të pasur kriminale.

Hapet “kutia e zezë”/ Kush është grabitësi që nxori 6 vrasjet e rivalit të Aldo Bares?

Alban Semaku, u ekzekutua me 4 plumba nga pas, tre i ka në shpinë dhe një në kokë. Semaku u rrëmbye në qytetin e Lushnjes ku kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu. Më pas është ekzekutuar në Peqin pranë lumit të Shkumbinit ku u gjet dhe trupi i pajetë.

Emri i Semakut lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale, ku rezulton i dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge. Dyshimet paraprake të vrasjes së tij janë për larje hesapesh. Deri në vitin 2011 ai mbante emrin Elton Mermali, i njohur me pseudonimi ‘kinezi’. Ai ishte pjesë e bandës e Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare, është një ndër bandat më famëkeqe të 1997.

Zbuloi sekretet e vrasësve me pagesë, kush është i burgosi që i bëri gropën grupit të Leart Haxhiut

Vrasja e Albi Bashaliut

Dëshmia e Artan Tafanit ka zbardhur dhe vrasjen e Albi Bashaliut të ndodhur më 27 dhjetor 2021. Atëherë 35 vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe ku banonte.

Mësohet se viktima para se të qëllohej për vdekje ishte thirrur në emër nga autorët. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, cili në qershor të 2021 vrau Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë pasi viktima i kishte gërvishtur makinën.

I burgosuri spiunon vrasësit me pagesë, “fundos” grupin e Laert Haxhiut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit