-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Armët e terroristëve erdhën nga Serbia, ja çfarë sekuestruam

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit në Prishtinë, ka thënë se Serbia duhet të sanksionohet e të ndëshkohet ndërkombëtarisht për sulmin terrorist në veri të Kosovës ku mbeti vrarë një efektiv policie.

Kurti dhe edhe detaje për disa nga armët që u sekuestruan nga Policia e Kosovës në veri.

M80 zolla është sistem njëpërdorimshëm antitank i pa dirigjuar prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Slloboda” në Serbi. Kjo armë përdoret kundër automjeteve të blinduara dhe fortifikimeve.

Zastava M93 BGA mitraloz 33 milimetra është armë automatike lansuese e granatave 30 milimetra, prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zadtava Arms” në Kragujevc. Përdoret kundër mjeteve lehtë të blinduara dhe ka distancë efektive 1700 metra.

Mina kundër personale, përdorën kundër këmbësorisë dhe janë të dizajnuara të vrasin dhe dëmtojnë personelin gjatë lëvizjes në teren të caktuar.

Predhat e mortajave, minahedhësve 82 milimetra dhe 62 milimetra janë predha të standardit të vendeve të lindjes ish-vendeve socialiste. Nuk përdoren nga vendet e NATO-s. Mortaja si armë konsiderohet si armë artilerie dhe përdoret për goditje në distanca të largëta 5-8 km.

Eksplozivë plastik, tritol dhe dinamit që përdoret për shkatërrimin e urave dhe infrastrukturës, gjithashtu përdoret edhe për punimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese për shkatërrimin e personelit dhe mjeteve të blinduara.

Troblonë për pushkë M70 janë granatë shpërthyese që vendoset në armën automatike serbe M70 që ka synim goditjen e trupave të këmbësorisë, personelit, shkruan Telegrafi.

Zastava M84 mitraloz është armë e këmbësorisë për eliminimin e personelit në distancë dhe mbulimin e trupave me armë të lehta. Kjo armë është prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc. Ka qitje efektive deri në 1000 metra.

Zastava M70 është varianti serb i AK-47, është armë automatike individuale prodhim i Serbisë.

Zastava M76 snajper është armë gjysmë-atumatike për qitje në distancë të largëta. Prodhim i Serbisë, nga fabrika shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc. Ka efekt të qitjes në distancë 800 metra.

Granatat e dorës M75 armë individuale që përdoren kundër personelit jashtë dhe brenda objekteve, shkruan Telegrafi. Dronët fluturake pa pilot, që përdoren për vëzhgim dhe sulme luftarake.

Revole zastava M70 që përdoret si armë individuale për mbrojtje. Kjo armë me shurdhues përdoret për atentate.

“I gjithë ky armatim i konfiskuar është prodhim i Serbisë, erdhi nga Serbia dhe ishte armatim aq i madh për nga lloji dhe sasia për një ushtri të tërë. Fajësimi i Serbisë është i paevitueshme e i pashmangshëm edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë,” tha Kurti.

Kurti thirrje SHBA-BE: Ndëshkoni Serbinë dhe shpallni terroriste dy organizatat

Opozita në Kosovë: Radojçiç terrorist, hetim ndërkombëtar për sulmin e Serbisë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit