Ditën e sotme u raportua për vdekjen e një 19-vjeçari në kufirin Serbi- Kroaci. Lajmin për vdekjen e të riut e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi.
Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij pasi nuk janë të sqaruara ende krejtësisht. Gjithashtu sipas njoftimit të MPJD nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.
Familjarë të viktimës kanë njoftuar në Facebook për vdekjen e të riut duke thënë si ai vdiq në “rrethana të paqarta”, krahas njoftimit është publikuar edhe foto e viktimës.
Njoftimi i i familjes:
Mediat e Kosovës raportuan se 19-vjeçari humbi jetën pas plagëve të marra nga therja me thikë. Dyshohet se disa emigrantë kanë tentuar ti grabisin dhe më pas e kanë plagosur atë dhe shokun e tij.
19-vjeçari humbi jetën ndërsa shoku i tij shpëtoi.
Ishte nisur për në Gjermani, hajdutët therin 19-vjeçarin shqiptar në Serbi