-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Na ndihmoni, nuk marri dot frymë!” 6 emigrante gjenden në një kamion frigoriferik

Kryesoret

6 emigrante, përkatësisht 4 gra vietnameze dhe 2 irakiane, janë shpëtuar nga pjesa e pasme e një kamioni në Francë, pasi BBC ndihmoi në gjurmimin e tyre dhe njoftoi policinë.

Ato ishin bllokuar brenda, në panik dhe duke luftuar për të marrë frymë. Njëra prej tyre njoftoi BBC që nga brenda kamionit.

Më pas ishte BBC që ndihmoi për të kontaktuar policinë, e cila ndaloi kamionin dhe arrestoi shoferin duke hapur një hetim për një rrjet të dyshuar të emigracionit të paligjshëm.

“Rreth mesditës së së mërkurës, ekrani i telefonit tim u ndez. Ishte një mesazh që thoshte: Ka disa persona që kaluan kufirin nga Franca në Angli me një furgon frigorifer. Përpara se të mbaroja së lexuari mesazhin, erdhi një telefonatë.
‘A jeni në Evropë? Ju lutemi ndihmoni, është urgjente’,”, raporton BBC.

“Është kaq ftohtë, vazhdon të fryjë,” mësohet të ketë dëshmuar njëra nga gratë për BBC që nga brenda kamionit.

Ajo gjithashtu kishte dërguat edhe dy video të shkurtra që tregonin skenën brenda.

Një video tregoi një ndarje të errët dhe të grumbulluara deri në çati ishin kuti kartoni që përmbanin fruta, duke lënë vetëm disa dhjetëra centimetra hapësirë për ta për t’u ulur në dysheme.

Sipas BBC në video kishte një kollë dhe një zë i ri femre tha në anglisht: “Nuk mund të marr frymë”.

Gruaja tha se hipën në kamion rreth orës 00:30 të një nate më parë. Që atëherë ata kishin kaluar më shumë se 10 orë atje dhe filluan të ndiheshin të shqetësuar kur të dhënat e vendndodhjes së tyre në telefonin e tyre treguan se kamioni kishte ndryshuar drejtim.

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit