Një sulm me armë ka ndodhur në një spital universitar dhe një shtëpi në Roterdam të Holandës duke lënë disa viktima.
Policia e Roterdamit thotë se ata po informonin të afërmit e viktimave përpara se të japin detaje.
Një 32-vjeçar i dyshuar është arrestuar pas të shtënave. Policia tha se nuk besonin se ka sulmues të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Sipas njoftimit të policisë vendase, se një burrë i veshur me veshje ushtarake dhe me një pistoletë kishte hapur zjarr në një klasë në spitalin universitar.
Momentalisht nuk ka informacione për shkakun e kësaj ngjarjeje të rëndë.