Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistruar dy ditë më parë në Rrëshen ku mbeti i vdekur Martin Bardhi dhe u plagosën 3 persona të cilët ndodheshin me të.
Ndërkohë mësohet se policia ka marrë në pyetje për herë të dytë Saimir Reçi i cili është i dyshuar për vrasjen e regjistruar.
Mësohet se ai është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se kjo mund të verifikohet lehtësisht për mes kamerave.
“Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe mund ta verifikoni lehtësisht dhe përmes kamerave apo dëshmitarëve ku kam qenë ditën ku ka ndodhur vrasja. Konfliktin që kemi patur është referuar në polici dhe ja kemi lënë në dorë drejtësisë,” është shprehur para hetuesve Reçi.
Në lidhje me ngjarjen janë marrë dy herë në pyetje edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Reçi ku më pas janë lënë të lirë.
Dyshimet për ngjarjen e rëndë besohet të jetë hakmarrja për shkak të konflikteve qe ka patur viktima me fisin Reçi.
E gjithë kjo deri më tani mbeten pretendime dhe dyshime pasi grupi hetimor është akoma duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes e cila do të çojë në fajësimin ose shfajësimin e fisit Reçi në lidhje me vrasjen.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme është zhvilluar një mbledhje në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, ku krahas përfaqësuesve te prokurorisë kane qenë të pranishëm dhe drejtues të sektorit të kriminalitetit në Policinë e Shtetit.