Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me plagosjen e një 35-vjeçari nga Kurbin, i cili është paraqitur në gjendje të plagosur në Spitali i Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Në zonën ku dyshohet të ketë ndodhur ngjarja janë gjetur dy gëzhoja, ndërsa policia po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivet e mundshme të rastit që përfshin personin me iniciale A.T.
I plagosuri është paraqitur për trajtim mjekësor rreth orës 11:15 dhe raportohet se gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e deritanishme, ai rezulton i dënuar më parë për një rast grabitjeje në zonën e Milotit.
Hetimet vijojnë për identifikimin e autorit ose autorëve dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









