-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Sllovaki rrezikojnë unitetin e Perëndimit për Ukrainën 

Kryesoret

Robert Fico, partia e të cilit duket se do të kryesojë në zgjedhjet parlamentare që mbahen të shtunën në Sllovaki, thotë se do t’i japë fund mbështetjes për Ukrainën, do të bllokojë kandidaturën e saj për anëtarësimin në NATO, si dhe do të kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës druhen se një fitore në zgjedhje e Fico, do të shtynte edhe vende të tjera të vënë në pikëpyetje mbështetjen për Kievin.

Partia “Smer” e Robert Ficos, kryeson me një avantazh të ngushtë, ndërsa afrojnë zgjedhjet parlamentare në Sllovaki. Ai ka premtuar t’i japë fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

“Nuk do të dërgojmë asnjë fishek të vetëm në Ukrainë, nga rezervat e vendit,” deklaroi ai.

Sllovakia ka qenë deri më tani një mbështetëse e fortë e Ukrainës duke dhuruar flotën e saj të avionëve luftarakë MiG-29 të epokës sovjetike, si dhe sistemin e mbrojtjes ajrore S-300.

Fico thotë se një mbështetje e tillë zgjat luftën. Ai kundërshton sanksionet ndaj Moskës dhe thotë se do ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

“Përse nuk i detyrojmë palët ndërluftuese, të përdorim peshën e BE-së dhe SHBA-ve që t’i detyrojmë të ulen dhe të gjejnë një lloj kompromisi që do të garantonte siguri për Ukrainën,” tha ai.

Partia e Ficos merr në anketime mbështetjen e rreth 18% të votuesve. Kjo nuk mjafton për t’i dhënë atij fitoren. Ai ka shërbyer dy herë më parë si kryeministër i Sllovakisë.

Fico u detyrua të japë dorëheqjen në vitin 2018, pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova, që shkaktuan protesta masive.

Që nga ajo kohë, Sllovakia ka patur katër kryeministra të ndryshëm brenda pesë viteve./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit