-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ishte fantastike…”! Qyteti dy ditë zi, lot dhe qirinj për gruan që vrau burri

Kryesoret

“Dita e sotme hapet me një zemër të thyer nga trishtimi më i thellë për ngjarjen e rëndë që ndodhi dje. Klodiana ishte nje vajze fantastike, qe e njihja mire personalisht.

Të gjithë e donin. Ky fakt na ka shkaterruar, sidomos femijet qe ai le pas, te cilet do te duhet te perballen me kete tragjedi gjithe jeten. Castelfiorentino do të shpallë zinë e qytetit, me dy ditë në të cilat flamujt tanë do të ulen në gjysmështizë. Sonte me pjesmarrjen e shoqatave do ndezim nje qirinj.

I ftoj qytetaret te marrin pjese, te mbajme nje qendrim kolektiv kunder ketij fenomeni te tmerrshem, barbar, mjerisht kaq te shpeshte edhe ne kohet tona, dhe ta kujtojme Klodianen me dashamiresine tone”.

Kështu shkruan në Facebook, kryebashkiaku i Castelfiorentino (Firence) Alessio Falorni në lidhje me vdekjen e Klodiana Vefas, 35-vjeçares shqiptare e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri në rrugë, mbrëmjen e të enjtes.

Vrasja në Itali ka tronditur jo vetëm familjarët e saj dhe komunitetin shqiptar, por edhe atë italian. Kryebashkiaku i komunës Castelfiorentino Alessio Falorni, e konsideron të papranueshëm faktin që edhe sot vijon të ushtrohet dhunë ndaj femrës e deri në marrjen e jetës së saj.

Klodiana Vefa ishte në proces ndarje nga bashkëshorti i saj shqiptar, me të cilin kishte dy fëmijë që tani janë 17 dhe 14 vjeç.

“Ajo e mrekullueshme, burri i frikshëm”! Flasin miqtë e shqiptares që vrau burri: Fëmijët…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit