-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali seksual e futi Gjicin në burg, por tenderat vazhdojnë, madje pa garë (Dokumentet)

Kryesoret

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici humbi mandatin që sapo fitoi në 14 Maj dhe u arrestua në Qershor pas skandalit seksual me 40-vjeçaren, Alma K. e cila e filmoi duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

Publikimi i videos i dha fund karrierës politike, por jo perandorisë financiare familjare që ka ngritur dhe që e ka fuqizuar në dekadën e fundit. Kompanitë e tij vijojnë që të marrin tendera. Madje me flamur të kuq, që përbëjnë indicie dhe krijojnë dyshime për shkelje të mundshme. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet.

Faqja që monitoron prokurimet publike njofton se sot Drejtoria Rajonale e OSSH-së Burrel ka shpallur fituesin e tenderit për shërbimin e ruajtjes dhe shoqërimit të vlerave monetare për Njësinë e Koordinimit Burrel FSHU Sh.A. Mbi 270 milionë lekë ishte tavani i tenderit. Në garë nuk kishte asnjë kompani tjetër, vetëm “Eurogjici-Security” që drejtohet nga vëllai i ish-kryetarit të bashkisë.

Në fund nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe pse në mungesë të plotë konkurrence, OSSH e shpalli fitues kompaninë e Gjicit që paraqiti ofertën me vlerë 200 milionë lekë për 24 muaj, pa TVSH. Dy kompanitë e themeluara nga Safet Gjici, Eurogjici-Security dhe Kevin Construksion në 10 vitet e fundit kanë fituar tendera me vlerë miliona euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit