-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandanti i KFOR-it: S’ka zgjidhje ushtarake për Kosovën

Kryesoret

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia u shpreh se nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në Kosovë dhe se duhet të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake, ka vetëm zgjidhje politike. Ne, ushtria, mund të krijojmë kushte sigurie për të mbajtur dialogun gjallë”.

Ai theksoi se ajo sulmi terrorist i fundjavës në veri të Kosovës nuk ishte një pikë kthese, por një evolucion i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Dua të jem optimist dhe mendoj se kjo që ndodhi mund t’i bëjë palët të mendojnë më me mençuri. Nëse kjo nuk ndodh, KFOR-i do të duhet të përfshihet më shumë”, tha Ristuccia.

Angelo Michele Ristuccia u shpreh se situata në veri të Kosovës aktualisht është më e qetë, por se ende është “thellësisht e paqëndrueshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit