Politikani serb, Nenad Çanak për mes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter” ka shtruar një pyetje në lidhje me të ardhmen e ish-nënktyertatit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç pasi pranoi se ka marrë pjesë në organizimin e sulmit në veri.
Çakan shkruan në Twitter se ka një pyetjes nëse a do t’ua dorëzojë tani shteti i Serbisë Milan Radoiçiçin autoriteteve të Kosovës apo do të jenë pengje siç ishin me Karaxhiçin dhe Mlladiçin.
“Unë kam një pyetje: A do t’ua dorëzojë tani shteti i Serbisë Milan Radoiçiçin autoriteteve të Kosovës për hetim dhe gjykim për vrasjen e një polici (dhe krime të tjera, për të mos thënë) apo do të jemi tani pengje të M.R. siç ishim pengje të atyre Karaxhiçit dhe Mlladiçit të mjerë për vite me radhë?,” pyet Çanak.
Radojiçiç për mes një letre të lexuar nga avokati i tij, Goran Petronijeviç pranoi se ka marrë pjesë së sulm dhe se ka kryer të gjitha përgatitjet logjistike.
Imam pitanje: Da li će sada država Srbija izručiti vlastima Kosova Milana Radoičića radi istrage i suđenja u vezi ubistva policajca (i ostalih nedela, da ne nabrajam). Ili ćemo sada biti taoci M.R. kao što smo godinama bili sankcionisani taoci onih bednika Karadžića i Mladića?
— Nenad Čanak 🇺🇦 🇬🇪 (@XXLTulip) September 29, 2023