-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Puna” e shqiptarëve bie në dorë të policisë, kapet anija me 2.2 ton kokainë në Irlandë

Kryesoret

Autoritet irlandeze kanë bërë të mundur kapjen e një sasie prej mbi 2.2 tonë kokainë në brigjet e saj.

Droga me rreth 430 milionë paund u gjet në brigjet irlandeze pas një informacioni të dhënë nga DEA Amerikane.

Dyshohet se trafiku i drogës ishte organizuar në Dubai ndërsa sipas hetuesve pas ngarkesës kishin gisht  “Clan del Golfo” një kartel kolumbian si dhe një grup i udhëhequr nga shqiptarë dhe karteli irlandez “Kinahan”.

Policia irlandeze ndoqi anijen e mallrave MV Matthew në brigjet juglindore të Irlandës në një operacion të madh të nisur pasi anija refuzoi urdhrat për të ndaluar.

Sapo komandot siguruan anijen, anëtarët e marinës irlandeze dhe Byrosë Kombëtare të Drogave dhe Krimit të Organizuar (DOCB) hipën në bord, ku gjetën 2,253 kg kokainë, e cila mund të vlejë deri në 430 milion paund.

Gjashtë anëtarë të ekuipazhit, duke përfshirë edhe një shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, një rus dhe kapitenin iranian, janë arrestuar për t’u marrë në pyetje për atë që etiketohet si kapja më e madhe e drogës në historinë e shtetit irlandez.

Ata thanë se tani ka shqetësime të mëdha se kapja e madhe e drogës do të rezultojë në gjakderdhje bandash pas ndërprerjes së rrjetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit