-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria amerikane rrezikon të mbyllet për shkak të mosmarrëveshjeve mbi buxhetin

Kryesoret

Mbyllja e qeverisë amerikane të dielën duket e pashmangshme, ndërsa Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve vazhdojnë të mos bien dakord mbi buxhetin federal për 12 muajt e ardhshëm, ndihmën për Ukrainën, kontrollin e emigracionitë të paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë dhe programet e sociale në ndihmë të amerikanëve të varfër.

Senati, që kontrollohet nga demokratët, po punon për një plan financimi 7-javor, që do të mbante hapur qeverinë deri në mes të muajit nëntor, duke u dhënë më shumë kohë ligjvënësve për të hartuar një buxhet të plotë për vitin e ardhshëm financiar, që fillon më 1 tetor.

Megjithatë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, Kevin McCarthy, ka refuzuar që plani i Senatit të hidhet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nga ana tjetër, Dhoma e Përfaqësuesve votoi të enjten vonë për buxhetin e katër 4 agjencive qeveritare.

Shanset janë të pakta që projekltligjet të miratohen në Senat, megjithatë, kjo nuk do të shmangte mbylljen e qeverisë në mesnatën e së shtunës, për ato veprimtari të qeverisë që nuk konsiderohen si thelbësore.

Agjencitë qeveritare njoftuan të enjten në mëngjes punonjësit e tyre se me gjasë mbyllja e pjesshme e qeverisë do të ndodhë.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje për një buxhet të përkohshëm, atëherë më shumë se 4 milionë punonjës të qeverisë dhe pjesëtarë të shërbimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara, nuk do të paguheshin, edhe pse punonjës në shërbime thelbësore që lidhen me trafikun ajror dhe kontrollin e kufijeve do të vazhdonin të qëndronin në punë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit